Më 10 qershor 2015, Qendra për dialog Nansen Shkup organizoi evenimentin për ndarjen e certifikatave për nxënësit dhe mësimdhënësit e inkuadruar në projektin modeli Nansen për arsimim të integruar në suaza të SHFK “Marshall Tito” në Strumicë në periudhën nga viti 2010- 2015.

Të pranishmëve ju drejtuan drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski dhe menaxherja e Qendrës për trajnim, Biljana Kresteska- Papiq të cilët i shprehën mbresat dhe pikëpamjet lidhur me implementimin e modelit Nansen për arsimim të integruar në SHFK “Marshall Tito” në komunën e Strumicës. Përveç ndarjes së certifikatave për nxënësit e inkuadruar në projekt, QDN Shkup ndau mirënjohje për mësimdhënësit të cilit kishin rolin e realizuesve të aktiviteteve të integruara jashtë mësimore Ljubinka Cvetanova, Mejdin Usinov dhe Daniela Miteva. Gjatë fjalimeve, mësimdhënësit shprehën përshtypjet e tyre lidhur me rezultatet pozitive të arritura gjatë periudhës pesëvjeçare nga implementimi i projektit. Për shkak të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me departamentin për arsim pranë komunës së Strumicës, QDN Shkup i ndau mirënjohje znj. Sonja Çurlinova, ish përfaqësuese e departamentit të arsimit pranë komunës së Strumicës. Gjatë fjalimit të saj, znj. Çurlinova shprehi nevojën dhe rëndësinë për përkrahjen e iniciativave për arsimim të integruar nga grupet e synuara.

Për të shikuar video materialin nga evenimenti, ju lutemi klikoni në vegëzën në vazhdim:

https://www.youtube.com/watch?v=OXL0-LYZetY&feature=youtu.be