Më 29 prill, 2015 në hapësirat e Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup, pjesëmarrësve të grupit të 3, 4 dhe 5 iu ndanë certifikata për përfundim të suksesshëm të nivelit të avancuar të trajnimit për arsimim të integruar. Gjatë evenimentit, pjesëmarrësve të pranishëm ju drejtuan këshilltari i ministrit të arsimit dhe shkencës, Safet Neziri, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski, prof. d-r. Florina Shehu dhe menaxherja e Qendrës për trajnim Biljana Krsteska- Papiq.

Niveli i avancuar i trajnimit përbëhej nga gjashtë fusha tematike të prezantuara përmes ligjëratave, punëtorive dhe punës praktike. Gjatë procesit të trajnimit pjesëmarrësit kishin rastin të përforcojnë shkathtësitë dhe kompetencat e tyre përmes trajnimeve të realizuara nga trajnuesit e QDN Shkup si dhe ekspertëve lokal dhe ndërkombëtar nga fusha e arsimimit të integruar.