Më 8 dhe 11 dhjetor 2017, ekipi I përbërë nga drejtoresha e shkollës Emilija Angelova dhe profesorët Ornela Xhaferi dhe Ljupka Gajdoska realizuan aktivitetet e rregullta ndërkulturore me nxënësit. Qëllimi i aktiviteteve ishte të ushtrojnë komunikimin dhe punën ekipore përmes lojërave dhe aktiviteteve. Nxënësit patën mundësinë të praktikojnë komunikimin joverbal me moshatarët e tyre përmes aktiviteteve të planifikuara.