Gjatë muajit shtator 2018, tandemi i mësueseve Suzana Vejseli dhe Olivera Gordana Tomeska realizoi aktivitetet hyrëse jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsimim ndërkulturor me nxënësit e përfshirë në projekt. Qëllimi i aktiviteteve ishte njohja e ndërsjellë e nxënësve dhe të krijimi i një ambienti pozitiv brenda klasës. Kjo u arrit përmes aktiviteteve të ndryshme zbavitëse dhe lojërave të realizuara nga mësimdhënësit duke përdorur bashkëpunimin në tandem dhe qasjen dygjuhësore.