Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Radica Acevska dhe Mirsada Idrizi, së bashku me nxënësit e klasës së parë dhe të dytë realizuan aktivitete hyrëse jashtëmësimore me anë të të cilave njoftuan nxënësit me modelin  Nansen për arsim interkulturor.

Aktivitetet ishin të shoqëruara me lojëra të ndryshme hyrëse qëllimi i të cilave ishte që nxënësit të njoftohen mes veti, të bashkëpunojnë gjatë realizimit të tyre dhe të zhvillohet klimë pozitive për punë. Nxënësit treguan interesim dhe gatishmëri për pjesëmarrje në aktivitete.