Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Jasmina Efremoska dhe Luljeta Aziri, së bashku me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitete hyrëse jashtëmësimore me anë të të cilave njoftuan nxënësit me modelin  Nansen për arsim interkulturor.

Aktivitetet ishin të shoqëruara me lojëra të ndryshme hyrëse qëllimi i të cilave ishte që nxënësit të njoftohen mes veti, të bashkëpunojnë gjatë realizimit të tyre dhe të zhvillohet klimë pozitive për punë. Nxënësit treguan interesim dhe gatishmëri për pjesëmarrje në aktivitete.