Më 20 dhjetor 2017, tandemi i mësimdhënësve Zejnepe Bajrami dhe Merlin Stojanovska realizuan aktivitetet e para hyrëse jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsimim interkulturor me nxënësit e klasës së pestë dhe të gjashtë të përfshirë në projekt. Qëllimi i aktivitetit ishte njohja e ndërsjellë e nxënësve dhe të krijimi i një ambienti pozitiv brenda klasës. Kjo u arrit përmes aktiviteteve të ndryshme zbavitëse dhe lojërave të realizuara nga mësimdhënësit duke përdorur bashkëpunimin në tandem dhe qasjen dygjuhësore.