Më 22 shkurt dhe 2 mars 2018, tandem i mësimdhënësve Gabriela Merxhanoska dhe Nagihan Snopçe realizoi aktivitetet e para hyrëse jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsimim ndërkulturor me nxënësit e klasave të para të përfshirë në projekt. Qëllimi i aktivitetit ishte njohja e ndërsjellë e nxënësve dhe të krijimi i një ambienti pozitiv brenda klasës. Kjo u arrit përmes aktiviteteve të ndryshme zbavitëse dhe lojërave të realizuara nga mësimdhënësit duke përdorur bashkëpunimin në tandem dhe qasjen dygjuhësore.