Më 28 dhjetor 2017 mësueset Fatmire Mahmudi dhe Mirjana Nevenova realizuan aktivitetin jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsimim interkulturor me nxënësit e klasës së tretë si pjesë e seksionit Eko. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte thellimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese mes nxënësve.
Aktiviteti shërbeu gjithashtu për të zhvilluar vetëdijen ekologjike, duke i mësuar nxënësit si të krijojnë kartolina nga materialet e ricikluara me qëllim të ushtrimit të saktësisë për manipulimin me letra, tekstile, gërshërë dhe materiale të tjera.