Gjatë dhjetorit 2018, mësimdhënësit Merita Ismajlovska dhe Valentina Bosilkovska me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitetet: Autostrada dhe Qerrja, në kuadër të Sekcionit të komunikacionit.
Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit vizatuan autostrada dhe në to vendosën automjete të përgatitura paraprakisht modeluan qerre në mënyra kreative.
Këto aktivitete kanë për qëllim zgjerimin e njohurive paraprake të nxënësve dhe përkrahjen e interesit të fëmijëve, aftësimin e nxënësve për klasifikim të pavarur të automjeteve që i përkasin kategorisë së automjeteve tokësore, zhvillimin e fantazisë, krijimtarisë dhe origjinalitetit fëmijëror nëpërmjet krijimit të mjeteve të reja të komunikacionit si dhe thellimin e marrëdhënieve konstruktive bashkëpunuese ndërmjet nxënësve të komuniteteve të ndryshme etnike.