Gjatë muajve të parë të vitit shkollor 2018/2019, mësimdhënësit Arbresha Turkeshi dhe Manushaqe Kaziu me nxënësit e tyre realizuan disa aktivitete jashtëmësimore interkulturore sipas modelit Nansen. Qëllimet e ketyre aktiviteteve janë njohja e ndërsjellë e nxënësve dhe mësimi i emrave të miqve të rinj, inkurajimi i respektit, ndihmës dhe bashkëpunimit në punë si dhe zhvillimi i ndjenjës së gëzimit dhe kënaqësisë gjatë mësimit përmes lojërave.