Gjatë muajve mars dhe prill 2017, shkollat e përfshira në modelin Nansen për arsimin e integruar, si dhe shkollat që zbatojnë modelin Nansen përmes aktiviteteve të projektit, organizuan aktivitete të integruara jashtëmësimore me nxënësit. Tandemët e mësimdhënësve përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve, punuan sipas programeve të Nansenit të ofruara nga QDN Shkup. Nxënësit me kënaqësi morën pjesë në aktivitetet pranverore të parashikuara në programin të kombinojnë njësi arsimore me ato kreative dhe u mundësojnë nxënësve të shoqërohen përmes aktiviteteve të integruara.