Modeli Nansen për arsim interkulturor vazhdon punën e suksesshme në shumë shkolla fillore dhe të mesme edhe në vitin shkollor 2019/2020 përmes aktiviteteve të ndryshme jashtëmësimore.

Aktivitetet jashtëmësimore me përmbajtje të pasur mundësojnë: zhvillimin e shkathtësive të reja, pasurimin dhe përfitimin e njohurive të reja, zhvillimin e vetëbesimit si dhe promovimin e komunikimit, socializimit, dialogut, tolerancës dhe tejkalimin e stereotipave dhe paragjykimeve, si tek nxënësit ashtu edhe tek mësimdhënësit dhe prindërit.

Në programet vjetore të 30 sekcioneve të ndryshme, si komponentë programore e Modelit Nansen për arsim interkulturor do të ofrohen shumë tema të ndryshme përmes së cilave do të ndërtohet edhe lidhja midis përmbajtjeve jashtëmësimore dhe përmbajtjeve nga mësimi i rregullt, duke pasuruar në të njëjtën kohë njohuritë, interesin dhe përvojat e nxënësve.