Më 16 dhe 30 mars 2018, mësimdhënëset Snezhana Pop-Stefanija, Teuta Bediu dhe Daniela Mlladenovska realizuan aktivitetet e integruara jashtëmësimore “Stoli” dhe “Lulishte”.
Qëllimet e aktiviteteve ishin: inkurajimi i atmosferës pozitive në grup, si dhe forcimi i ndërveprimit ndërmjet nxënësve; njoftimi i nxënësve me procesin punimit të stolive të ndryshme nga periudha të ndryshme; zhvillimi i muskujve të imët të dorës gjatë manipulimit me mjetet per pune; të mësuarit përmes lojës; të mësuarit e koncepteve në të dy gjuhët (maqedonisht dhe shqip) të lidhura me temën; nxitja e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë gjatë punës; inkurajimi i durimit, saktësisë në kryerjen e aktiviteteve; zhvillimi i kreativitetit dhe inventivitetit, si dhe aftësimi i nxënësve për të njohur komponentët estetike në produktet përfundimtare.