Gjatë muajit tetor 2017, tandemi i mësimdhënësve i përbërë nga Radica Acevska dhe Mirsada Idrizi realizuan aktivitete ndërkulturore në kuadër të Nansen programit vjetor Paqe dhe tolerancë (I). Tema ditore e aktivitetit ishte “Atdheu im”, ku nxënësit patën mundësi të realizojnë përmbajtje interesante dhe aktivitete të përbashkëta kreative.