(05.10, 2009) Më 05. Tetor shkollen tonë e vizitoi ambasadori i posaemëruar i Mbretërisë së Norvegjisë, e.t. Kjetil Paulsen.
Zotëri Paulsen u njohtua me projektin që po realizohet në këtë shkollë i cili tërësisht finansohet dhe përkrahet prej Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.
Gjatë vizitës në shkollë, ambasadori realizoi një mbledhje të shkurtër me një pjesë të prindërve të nxënësve që mësojnë në këtë institucion. Nga ana e prindërve u shpreh kënaqësia për implementimin e suksesshëm të këtij projekti dhe u përsërit gatishmëria për mbështetjen e vazhdimit të tij në të ardhmen.