Më 5 qershor, 2012 një grup i arsimtarëve klasor nga Bujanoci së bashku me përfaqësues të komunës së Lilehamerit dhe një pjesë e stafit të QDN nga zyrat në Beograd dhe Bujanoc e vizituan QDN Shkup si dhe shkollën e parë fillore të integruar në komunën e Jegunovcit e cila e aplikon Nansen modelin për arsimim të integruar. Ekipi i QDN Shkup i prezantoi projektet e mëparshme si dhe aktivitetet vijuese, ndërsa në shkollën fillore të integruar delegacioni kishte rastin që të njihet me arsimtaret dhe të shikojë një pjesë të aktiviteteve të integrura jashtëmësimore. Kjo vizitë ishte pjesë e projektit për bashkëpunim mes shkollave në Lilehamer dhe Bujanoc.

For more photos, click here.