Sot në vizitë të QDN Shkup ishte drejtoresha e Asociacionit për dialog dhe hulumtim historik nga Qiproja z-nja Alev Tugberk. ADHH është organizatë jo-qeveritare fituese e çmimit Maks Van Der Shtul, të cilin çmim e ndanë  zyra e Komisarit të lartë për pakica kombëtare pranë OSBE-së me qendër në Hagë, Holandë.

Në takim u bisedua për projektet të cilat të dy organizatat i realizojnë në fushën e arsimit interkulturor dhe për përmirësimin e mardhënieve ndëretnike përmes arsimit si dhe për mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm midis dy organizatave si fituese të çmimit Maks Van Der Shtul.  Në takim të pranishëm ishin edhe z-nja Elena Gjoreska – përfaqësuese e zyrës së Komisarit të lartë për pakica kombëtare, me të cilën u bisedua edhe rreth projektit të ardhshëm të përbashkët – krijimi i librit frazeologjik Maqedonisht – Shqip Shqip – Maqedonisht për të rinj.