Në periudhën 24-28 qershor 2015, mësimdhënëset Zujca Stojanova nga SHF “Goce Dellçev”- Konçe, Nigjare Sulejmani dhe Ajshe Loki nga SHF “Liria”- Tetovë morën pjesë në vizitën studimore në suaza të projektit “Ponti di Solidarieta” organizuar nga shoqata Piccolo Fiore në Itali me përkrahje të QDN Shkup. Përveç pjesëmarrësve nga Maqedonia, në vizitën stidimore morën pjesë përfaqësues të organizatave dhe shoqatave nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Libani, Kosova dhe nga Palestina.

Qëllimi i projektit ishte të potencohet nevoja për kujdes më të madh ndaj personave me nevoja të posaçme dhe të prezantohet puna e më shumë organizatave të cilat e trajtojnë problemin e socializimit dhe edukimit të personave me nevoja të posaçme.

Organizatorët i prezantuan shoqatat Casa Lions në të cilën janë të akomoduar persona me nevoja të posaçme, punëtorinë Chiavezza në të cilën të rinjtë me nevoja të posaçme bëjnë punime dhe mjete të ndryshme, shoqatën Giovanni XXIII si dhe familjen Aias e cila kujdeset për persona me nevoja të posaçme.

Voluntarët nga Shtëpia për autizëm në Candelo, i prezantuan aktivitetet e tyre si dha hapësirat dhe materialet me të cilat punojnë dhe në cilën mënyrë tentojnë që ti aftësojnë fëmijët me autizëm për një jetë të pavarur.

Pjesëmarrja në këtë projekt ju mundësoi pjesëmarrësve që nga afër të njihen me mënyrën në të cilën trajtohet problemi me personat me nevoja të veçanta në Itali por dhe në shtetet nga të cilat kishte përfaqësues, të shkëmbehen eksperienca, dhe të ndahen problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë, gjithashtu të njihen personat të cilët e kushtojnë mundin e tyre për të ndihmuar çdo ditë personat me nevoja të posaçme të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe në cilën mënyrë motivimi dhe entuziazmi i tyre është në nivel të lartë.

Shoqata Piccolo Fiore është themeluar në vitin 1984 për të mbështetur organizatën humanitare Domus Leticie. Veprimet e shoqatave janë të drejtuara drejt aktiviteteve që mbështesin solidaritetin shoqëror, kryesisht në fushën e përfshirjes dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar. Shoqata bashkëpunon ngushtë me grupet e tjera dhe organizatat vullnetare në komunitetin lokal dhe është anëtar i Këshillit Social të Vullnetarëve për qytetin e Biella, Itali.

Bashkëpunimi mes Qendrës për dialog Nansen Shkup dhe Shoqatës Piccolo Fiore u themelua në tetor të vitit 2014 kur përfaqësuesit e shoqatës kontaktuan zyrën е QDN Shkup, në mënyrë që të eksplorojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen si dhe për shkëmbimin e eksperiencës ndërmjet dy organizatave, veçanërisht në fushën e programeve arsimore.