Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Silvija Roshkova dhe Sadik Iseni, bashkë me nxënësit e klasës së shtatë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Belgjika” nga Sekcioni Arsimim për paqe dhe tolerancë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktivitetet ishin të shoqëruara nga lojëra të ndryshme, nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë për pozitën gjeografike të Belgjikës si dhe për karakteristikat e këtij shteti – flamurin, stemën dhe veçoritë klimatike.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë: nxitja e bashkëpunimit reciprok, nxitja e marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit në mes të nxënësve të etnive të ndryshme, njoftimi i nxënësve me vendndodhjen gjeografike të Belgjikës dhe veçoritë klimatike, zbulimi i simboleve shtetërore si dhe përkrahja e interesimit fëmijëror për zbulimin e gjuhës dhe kulturës së Belgjikës.