Gjatë muajit dhjetor, mësimdhënësit Tatjana Drangovska dhe Saba Asani së bashku me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitete nga Sekcioni i Dramës, me temë: Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët.

Gjatë këtyre aktiviteteve nxënësit patën mundësi të luajnë lojëra të ndryshme për t’u njoftuar me temën, të ndajnë atë që dinë për përrallën Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët, të bëjnë punime të ndryshme në lidhje me përrallën si dhe të luajnë role nga përralla.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë mbështetja e formave themelore të të folurit të lidhur logjikisht gjatë shpjegimit të përmbajtjes, ushtrimi i lëvizjeve elementare skenike gjatë dramatizimit, zhvillimi i dëshirës dhe interesit për përdorim individual të librave me fotografi dhe librave, inkurajimi i nxënësve për njohjen e gjërave joreale dhe të pazakonta në përralla, njoftimi i nxënësve me lidhjet familjare brenda mjedisit të ngushtë familjar.