Më 25.12.2018, mësueset Todorka Nane dhe Nadica Nane realizuan aktivitetin ditor “Breshka”në kuadër të temës mujore “I llastuari jonë” nga “Eko sekcioni” i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e pestë.

Për realizimin e këtij aktiviteti  nxënësit ishin të ndarë në grupe dhe punonin duke shfrytëzuar materiale të ndryshme për të krijuar figurën dhe vendbanimin e breshkave. Aktiviteti përmbante edhe lojëra të ndyshme për mënyrën e lëvizjes së këtyre kafshëve.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: nxitja e një qëndrimi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm ndaj jetës së kafshëve, inkurajimi i  bashkëpunimit midis nxënësve dhe mësuesve nga të dy grupet, inkurajimi dhe mbështetja e një klime pozitive socio-emocionale në grup si dhe pasurimi i fjalorit  me fjalë të reja në të dy gjuhët.