Më 21 shkurt, 2019, QDN Shkup organizoi ligjëratë me ekspert ndërkombëtar nga fusha e arsimit interkulturor, si pjesë e nivelit të avancuar të trajnimeve për modelin Nansen për arsim interkulturor. Profesori Steinar Bryn nga Akademia Nansen e Lilehamer-it, Norvegji, i cili është pjesë e ekipit ndërkombëtar të trajnuesve në kuadër të Qendrës për trajnime, ligjeroi rreth temës “10 këshilla nga mësimdhënësi për mësimdhënës“. Njëherit, grupet 19, 20, dhe 21 nga Qendra për Trajnim e QDN Shkup fituan çertifikatat për përfundimin e nivelit të avancuar të trajnimit.
Sasho Stojkovski, drejtor ekzekutiv i QDN Shkup, shprehu kënaqësinë për punën e mësimdhënësve, mënyrën e zbatimit dhe rezultatet e arritura nga realizimi i aktiviteteve ndërkulturore. Safet Neziri, këshilltar shtetëror për politika arsimore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, theksoi nevojën dhe rëndësinë e edukimit interkulturor dhe rolin e këtij lloji të trajnimeve në përforcimin e kompetencave dhe aftësive interkulturore tek mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë.
Për më shumë fotografi nga kjo ngjarje vizitoni Foto galerinë