U realizua punëtoria e pestë nga Moduli A

Punëtoria e pestë me temë: Arsimi pozitiv u realizua nga ana e Prof. Dr. Ognen Spasovskit, për pesë grupe të mësimdhënësve nga Moduli A. Nëpërmjet aktiviteteve dhe diskutimeve të ndryshme u theksuan disa aspekte të arsimit pozitiv si dhe rëndësia e tij në jetën e përditshme shkollore.

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet QDN Shkup dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Më datë 12.07.2022 është nënshkruar Memorandumi i ri për bashkëpunim, i cili do të mbështesë përpjekjet e QDN Shkup dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së R. së Maqedonisë së Veriut në realizimin e iniciativave të ndryshme ndërkulturore në arsimin fillor dhe të mesëm. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, J. Shaqiri dhe drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, V. Zekolli theksuan rëndësinë e veprimit dhe mbështetjes së përbashkët në pasurimin e dimensionit ndërkulturor në kontekstin tonë edukativo- arsimor.

Punëtoria e tretë nga Moduli A për pesë grupe pjesëmarrësish

„Tejkalimi i stereotipave dhe paragjykimeve në mjediset shkollore” është tema e tretë e përfshirë në programin e trajnimit nga Moduli A. 60 mësues dhe bashkëpunëtorë profesionistë nga pothuajse të gjitha anët e vendit patën mundësinë për të rifreskuar njohuritë, por edhe për të përmirësuar aftësitë e njohjes që kanë të bëjnë me dhe parandalimin e stereotipave dhe paragjykimeve, shpesh të pranishme në kontekstin shkollor.

Promovimi i Librit të bashkëbisedimeve në katër gjuhë

Bashkëpunimi i frytshëm shumëvjeçar në mes të Zyrës së Komisarit të Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare dhe Qendrës për Dialog Nansen Shkup rezulton në promovimin e sotëm të platformës unike shumëgjuhëshe Fraza.mk. Në prani të Komisarit të Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare, z. K. Abdrakhmanov dhe Zëvendës Shefit të Misionit të OSBE-së në Shkup, z. J. Goldstein u prezantua Libri i bashkëbisedimeve në katër gjuhë, i cili mundëson njohje të lehtë, audio-vizuale dhe interaktive me gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe serbe.

Përfitimet e kësaj iniciative i theksuan edhe pjesëmarrësit në panel diskutim, gjegjësisht ekipi i autorëve: Dr. V. Labroska dhe Dr. B. Sulejmani, si dhe Koordinatori kombëtar për një shoqëri dhe ndërkulturalizëm, z. R. Alagjozovski, drejtori i Agjencisë për aplikimin e gjuhës së R. së Maqedonisë së Veriut, Dr. Y. Sela dhe drejtoresha e Zyrës për Zhvillim dhe Promovim të Arsimit në Komunitet, znj. R. Blagojeviq.

Libri i bashkëbisedimeve është në dispozicion dhe lehtë i zbatueshëm për lloje të ndryshme të pajisjeve elektronike dhe mundëson njohje të lehtë dhe argëtuese me katër gjuhët.

Ndarja e çertifikatave për Modulin C

Më 2 qershor 2022 në mënyrë solemne u ndanë certifikatat për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional të cilët me sukses e përfunduan ciklin e trajnimeve nga Moduli C. Iu dëshirojmë suksese në të ardhmen dhe shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdoj edhe më tej.

Me sukses u realizua punëtoria e parë nga Moduli A

Gjatë muajit maj Qendra për Trajnim pranë QDN Shkup realizoi me sukses punëtorinë e parë nga Moduli A për pesë grupe të ndryshme mësimdhënësish. Tema e kësaj punëtorie ishte „Sfidat e arsimit interkulturor”. Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional nga i gjithë vendi janë të përfshirë në këtë trajnim për arsim interkulturor.

Pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare

Ekipi i QDN Shkup mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, me rastin e 75 vjetorit të Institutit të Pedagogjisë, kushtuar sfidave dhe perspektivave edukativo-arsimore. Punimi: Transformimi interkulturor i procesit edukativo-arsimor i prezantuar në konferencë pasqyron misionin, vizionin dhe përvojën shumëvjeçare të QDN Shkup në fushën e arsimit interkulturor.