Aktiviteti përfundimtar dhe ndarja e diplomave

Më 31 maj 2019, mësimdhësit Zujca Stojanova dhe Deniz Rexhepov së bashku me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin përfundimtar jashtëmësimor sipas modelit Nansen për vitin shkollor 2018/2019.

Në oborrin e shkollës, nxënësit luajtën lojëra të ndryshme me karakter garues, qëllimet e të cilave ishin nxitja e nxënësve për të bërë ushtrime, zhvillimi i ndjenjës për realizim estetik të lëvizjeve dhe stimulimi i nxënësve për kryerje të ushtrimeve në mënyrë të drejtë. Të gjithë nxënësit morën pjesë aktive në aktivitet dhe treguan frymë sportive të shkëlqyer. Në fund të aktivitetit, me qëllim të shënimit të përfundimit të suksesshëm të vitit shkollor, nxënësve iu ndanë diploma për pjesëmarrjen në aktivitetet e modelit Nansen për arsim interkulturor.
QDN Shkup ju dëshiron verë të lumtur dhe zbavitëse!

Aktiviteti përfundimtar dhe ndarja e diplomave

Më 27 maj 2019, mësimdhënësit Natasha Zabrçanec dhe Darko Taleski bashkë me nxënësit e klasës së gjashtë realizuan aktivitetin “Portret” në kuadër të temës “Fotografia” nga sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit ishin të ndarë në çifte, tandemi i mësimdhënësve secilit grup i dha vizatim me nje emocion të caktuar. Secili nxënës vizaton portretin e shokut me emocionin e dhënë në fletë.

Në fund të aktivitetit, me qëllim të shënimit të përfundimit të suksesshëm të vitit shkollor, nxënësve iu ndanë diploma për pjesëmarrjen në aktivitetet e modelit Nansen për arsim interkulturor.

QDN Shkup ju dëshiron verë të lumtur dhe zbavitëse!

Kopshti i perimeve

Më 27 maj 2019, mësimdhënëset Todorka Nane dhe Nadica Nane bashkë me nxënës të klasës së pestë realizuan aktivitetin ditor “Sallata jeshile” në kuadër të temës “Kopshti i perimeve” nga Eko sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë për sallatën jeshile, çfarë lloj bime është, çfarë përmban, si ndikon në organizëm dhe çfarë rëndësie ka për shëndetin e njeriut. Nxënësit bënë krahasime me disa lloje të perimeve dhe me to përgatitën një sallatë.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: njohja me rolin dhe rëndësinë e sallatës jeshile si pjesë e të ushqyerit të shëndetshëm, si parakusht për rritje dhe zhvillim të drejt, nxitja e kuriozitetit tek nxënësit për ndërgjegjësim dhe hulumtim, nxitja e bashkëpunimit midis nxënësve dhe mësuesve nga të dyja grupet, inkurajimi dhe mbështetja e një klime pozitive socio-emocionale në grup si dhe pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me koncepte të reja nga të dy gjuhët.

Stereotipe kulturore

Gjatë muajit maj 2019, psikologu i shkollës Svetlana Asprovska Todoroviç bashkë me nxënësit e vitit të dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës “Stereotipe kulturore”.

Për realizimin e këtij aktiviteti, nxënësit punuan në grupe. Secili grup mori nga një shembull të ajsbergut kulturor, në të cilin ishin të shënuara karakteristikat e dukshme në shikim të parë për një kulturë, si dhe karakteristikat subtile të cilat shfaqen pasi njohim më shumë përfaqësues të asaj kulture. Nxënësit kishin për detyrë të shkruajnë karakteristikat e një përfaqësuesi të një kulture të caktuar dhe në fund të aktivitetit, secili grup e prezantoi ndërsa nxënësit e tjerë shtuan ose parashtruan pytje në lidhje me prezantimin.

Qëllimet e aktivitetit janë: tejkalimi i stereotipave dhe paragjykimeve ndaj dallimeve në rrethinën më të ngushtë, përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike si dhe përkrahja e vetë-organizimit tek nxënësit gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Nga tryeza e gjyshes time

Мë 16 maj 2019, mësimdhënëset Zaharica Ilieska dhe Maja Miteva Petroska, me nxënësit e klasës së dytë dhe të tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës “Nga tryeza e gjyshes time” nga Sekcioni Njihu me Maqedoninë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti filloi me lojëra hyrëse dhe pastaj nxënësit punuan të grupe. Ata krijuan ndërtim imagjinar duke përdorur spageta dhe plastelinë si dhe shtruan tavolinë me ushqime tradicionale maqedonase dhe vllahe.

Qëllimi i këtij aktiviteti është: njoftimi i nxënësve me ushqimin tradicional, respektimi i diversitetit kulturor në R. e Maqedonisë, nxitja e marrëdhënieve të bashkëpunimit në mes të nxënësve të etnive të ndryshme, inkurajimi dhe mbështetja e klimës pozitive socio-emocionale në grup dhe nxitja e ndërveprimeve të forta në mesin e nxënësve.

Olimpiada

Më 14 maj 2019, mësimdhënësit Spasiçe Nikollovska dhe Isnisha Salioski nga shkolla periferike “Nikola Karev”, f.Borinë, me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitetin përfundimtar jashtëmësimor sipas modelit Nansen për vitin shkollor 2018/2019.

Në oborrin e shkollës, nxënësit luajtën lojëra të ndryshme me karakter garues, qëllimet e të cilave ishin nxitja e nxënësve për të bërë ushtrime, zhvillimi i ndjenjës për realizim estetik të lëvizjeve dhe stimulimi i nxënësve për kryerje të ushtrimeve në mënyrë të drejtë. Të gjithë nxënësit morën pjesë aktive në aktivitet dhe treguan frymë sportive të shkëlqyer.

Pranë lumit

Më 10 maj 2019, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin ditor “Pranë lumit” nga tema mujore “Pranvera në vendin tim” në kuadër të Eko sekcionit të Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Me qëllim që të krijohet atmosferë e këndshme pune, aktiviteti filloi me një lojë hyrëse. Aktiviteti vazhdoi me punë në grupe në të cilat nxënësit bënë elemente të mjedisit pranë lumit. Punimi në të cilin ishin paraqitur mjedisi i pastër dhe i papastër pranë lumit, u ekspozua në koridorin e shkollës.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: mbështetja e kureshtjes së fëmijëve për studimin dhe hulumtimin e fenomeneve natyrore, inkurajimi i nxënësve për ndjekje të pavarur të ndryshimeve në natyrë, stimulimi i klimës pozitive në grup si dhe sensibilizimi i nxënësve për më shumë mënyra të mundshme për shfrytëzimin e materialeve të mbeturinave në amvisëri.

Krijimi i qirinjëve dekorues

Më 24 prill 2019, mësimdhësit Deniz Rexhepov dhe Zujca Stojanova së bashku me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin jashtmësimor sipas modelit Nansen.

Nëpërmjet këtij aktiviteti nxënësit patën mundësi që nga afër të njihen me procesin e krijimit të qirinjëve, përbërësit  dhe mjetet e nevojshme për të bërë qirinj si dhe të vëzhgojnë dhe të marrin pjesë në proces nga shkrirja e dyllit dhe parafinës deri te formësimi i tyre. Gjatë aktivitetit, nxënësit shprehën interes, kuriozitet dhe kreativitet dhe ishin të kënaqur me produktet përfundimtare, të cilat i bënë në mënyrë të pavarur.

Komunikacioni dikur

Më 23 prill 2019, mësimdhënësit Spasiçe Nikollovska dhe Isnisha Salioski nga shkolla periferike “Nikola Karev”, f.Borinë, me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitetin “Anija me vela”  në kuadër të temës mujore “Komunikacioni dikur”, nga sekcioni i Komunikacionit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti filloi me lojëra hyrëse dhe pastaj nxënësit e ndarë në çifte kishin për detyrë të krijojnë dhe figurativisht të paraqesin se si dukeshin anijet në të kaluarën dhe si lëviznin ato kur përdorej forca e erës.  Secili çift krijoi nga një anije me vela dhe në fund të aktivitetit punimet e tyre u ekspozuan në klasë.

Qëllimet e aktivitetit janë: përkrahja e interesimit dhe kureshtjes së fëmijëve për hulumtimin e veçorive të komunikacionit në të kaluarën, zhvillimi i shprehisë te nxënësit për shfrytëzimin e enciklopedive të fëmijëve si dhe sensibilizimi i fëmijëve për njohjen e lidhjes kauzale në mes të etapave në zhvillimin e komunikacionit.

Dita e planetit Tokë

Më 22 prill 2019, mësimdhënësit Todorka Nane dhe Nadica Nane realizuan aktivitetin ditor “Herbarium” në kuadër të temës “Përmbledhjet” nga “Eko sekcioni” i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e pestë.

Aktiviteti filloi me kërkim në internet me qëllim që nxënësit të njoftohen me sistemin diellor, planetët dhe pozicionin e tyre në raport me Diellin, më pas vijoi diskutim rreth Ditës së Tokës – 22 prill (kur dhe ku filloi të shënohet, përse shënohet, çfarë rëndësie ka etj.). Në pjesën kryesore të aktivitetit, nëxnësit punuan në dy grupe në të cilat ata me anë të ngjyrosjes shënuan pjesën tokësore dhe ujore të planetit Tokë dhe renditën planetët në sistemin diellor në raport me Diellin.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: nxitja e vetëdijes së nxënësve për sjellje të përgjegjshme ndaj planetit Tokë, përmes shënimit të Ditës së Tokës, nxitja e bashkëpunimit midis nxënësve dhe mësuesve nga të dyja grupet, inkurajimi dhe mbështetja e një klime pozitive socio-emocionale në grup si dhe pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me koncepte të reja në fushën e Sistemit Diellor.