E drejta e emrit

Më 22 prill 2019, mësimdhënësit Darko Taleski dhe Natasha Zabrçanec me nxënësit e klasës së gjashtë realizuan aktivitetin “E drejta e emrit” në kuadër të temës “Të drejtat e fëmijëve” nga sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti filloi me lojëra hyrëse. Në pjesën kryesore të aktivitetit, secili fëmijë bëri emrin e tij me kolazh ku secila letër ishte me ngjyrë të ndryshme dhe pastaj të gjitha shkronjat i ngjitën në pllakat të përbashkët. Emrat dalloheshin nga forma dhe madhësia e shkronjave ndërsa pllakati ishte shumëngjyrësh.

Qëllimet e aktivitetit janë bashkëpunimi i ndërsjellë konstruktiv, ndihma gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, inkurajimi i marrëdhënieve bashkëpunuese në grup me një strukturë etnike heterogjene, si dhe inkurajimi i kreativitetit dhe origjinalitetit të nxënësve përmes shprehjes artistike dhe krijimit.

Festat

Мë 8 prill 2019, mësimdhënëset Maja Miteva Petroska dhe Zaharica Ilieska, me nxënësit e klasës së dytë dhe të tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës “Festat” nga Sekcioni Njihu me Maqedoninë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti ishte i shoqëruar nga lojëra të ndryshme përmes të cilave nxënësit mësuan më shumë për festat, për dallimin mes festave fetare dhe atyre shtetërore. Ata gjithashtu, të ndarë në dy grupe nga brumi formuan pogaçe për festa dhe e dekoruan me bonbona çokollatë, rrush, gërsheta, etj.

Qëllimi i këtij aktiviteti është: njoftimi i nxënësve me karakteristikat e festave, respektimi i diversitetit kulturor në R. e Maqedonisë, nxitja e marrëdhënieve të bashkëpunimit në mes të nxënësve të etnive të ndryshme, inkurajimi dhe mbështetja e klimës pozitive socio-emocionale në grup dhe nxitja e ndërveprimeve të forta në mesin e nxënësve.

Veshjet kombëtare maqedonase dhe vllehe

Мë 30 mars dhe 2 prill 2019, mësimdhënëset Maja Miteva Petroska dhe Zaharica Ilieska, me nxënësit e klasës së dytë dhe të tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës “Veshjet kombëtare” nga Sekcioni Njihu me Maqedoninë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Ky aktivitet u realizua në dy pjesë. Në pjesën e parë nxënësit vizituan galerinë “Nikola Martinoski” në Krushevë, ku u njoftuan me ambientin autentik të një shtëpie tradicionale, në të cilin ishin ekspozuar mostra dhe ilustrime të veshjeve kombëtare maqedonase dhe vllehe, si dhe të komuniteteve të tjera etnike. Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësi të zhvillojnë diskutim me kuratoren Danica Janakieski, e cila kishte fushë të studimit pikërisht karakteristikat e veshjeve kombëtare. Pjesa e dytë u realizua në klasë, me ndihmën e smart bordit, relizuan Kuizin lidhur me atë që kishin mësuar gjatë vizitës në galeri. Në pjesën e fundit të aktivitetit, nxënësit vizatuan veshje kombëtare maqedonase apo vllahe dhe të njëjtat i ekspozuan  në klasë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është: njoftimi i nxënësve me karakteristikat e veshjeve kombëtare maqedonase dhe vllehe, respektimi i diversitetit kulturor në R. e Maqedonisë, nxitja e marrëdhënieve të bashkëpunimit në mes të nxënësve të etnive të ndryshme, inkurajimi dhe mbështetja e klimës pozitive socio-emocionale në grup dhe nxitja e ndërveprimeve të forta në mesin e nxënësve.

Nga fara deri te fryti

Më 25 mars 2019, mësimdhënëset Todorka Nane dhe Nadica Nane bashkë me nxënës të klasës së pestë realizuan aktivitetin ditor “Gruri” në kuadër të temës “Nga fara deri te fryti” nga Eko sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësi të mësojnë rreth grurit si një nga drithërat më të rëndësishme. Ata kërkuan informata në lidhje me grurin në Internet, për të kuptuar se nga ku e ka origjinën, në cilat vende kultivohet, si kultivohet, në çfarë lloj forma mund të gjendet, përdorimi në ushqim dhe rëndësia e tij për shëndetin e njeriut. Në fund të aktivitetit, nxënësit krijuan pllakat me ndihmën e fotografive në të cilat ishte paraqitur gruri.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: njohja me rolin dhe rëndësinë e grurit si pjesë e të ushqyerit të shëndetshëm, si parakusht për rritje dhe zhvillim të drejt, nxitja e kuriozitetit tek nxënësit për ndërgjegjësim dhe hulumtim, nxitja e bashkëpunimit midis nxënësve dhe mësuesve nga të dyja grupet, inkurajimi dhe mbështetja e një klime pozitive socio-emocionale në grup si dhe pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me koncepte të reja nga të dy gjuhët.

Komunikacioni ujor

Më 24 mars 2019, mësimdhënësit Spasiçe Nikollovska dhe Isnisha Salioski nga shkolla periferike “Nikola Karev”, f.Borinë, me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore Komunikacioni ujor, nga sekcioni i Komunikacionit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Për realizimin e këtij aktiviteti, nxënësit punuan të ndarë në tre grupe në të cilat: krijuan sipërfaqe ujore, sipas një recete (me përzierjen e xhelatinës me ujë dhe ngjyrë të kaltër), anije letre me ngjyra të ndryshme dhe flamuj nga vende të ndryshme të botës. Në fund të aktivitetit, të gjitha grupet krijuan një tërësi, flamuj u vendosën në anije, ndërsa anijet i vendosën të lundrojnë në ujë.

Qëllimet e aktivitetit: zhvillimi i kureshtjes dhe interesit tek nxënësit në lidhje me transportin e ujit, inkurajimi i  imagjinatës së fëmijëve dhe kreativitetit në formësimin e automjeteve të ujit, mbështetja e marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit në realizimin e detyrave të grupit dhe sensibilizimi i fëmijëve për burime të mundshme të rrezikut në trafikun ujor.

Kopshti me lule

Më 22 mars 2019, mësimdhënësit Deniz Rexhepov dhe Zujca Stojanova bashkë me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin „Kopshti me lule“ në kuadër të Eko sekcionit, nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti u zhvillu në atmosferë pune dinamike. Nxënësit në mënyrë të pavarur krijuan lule nga kapakë plastike, vizatuan flutura dhe zogj. Punimet e tyre u ekspozuan në panotë e klasës, duke formuar një kopsht lulesh.

Qëllimi i aktivitetit është: nxitja e nxënësve për ndjekje të pavarur të ndryshimeve në natyrë, zgjerim i përvojës së fëmijëve për paraqitjet në natyrë si dhe perceptimi i lidhshmërisë midis tyre, sensibilizimi i nxënësve për mënyrat e shumta për të shfrytëzuar materialet nga mbeturinat në shtëpi, si dhe nxitja e origjinalitetit dhe kreativitetit tek fëmijët gjatë krijimit të produkteve të reja me materiale të plastikës.

Kujdesi për të tjerët është kujdes për veten

Më 21 mars 2019, psikologu i shkollës Svetlana Asprovska Todoroviç bashkë me nxënësit e vitit të dytë realizuan dy aktivitete në kuadër të temës “Kujdesi për të tjerët është kujdes për veten”.

Në kuadër të kësaj teme u zhvilluan dy aktivitete paralele. Aktiviteti me temë ekologjia, në të cilin nxënësit dizajnuan shporta riciklimi dhe akiviteti me rastin e shënimit të diversitetit, Dita e Sindromit Down, gjatë së cilit u lexua një tekst rreth kuptimit të kësaj dite dhe nxënësit krijuan pllakat. Për këtë qëllim, nxënësit kishin veshur çorape shumëngjyrëshe të cilat janë simbol i diversitetit.

Qëllimet e aktivitetit janë: tejkalimi i stereotipave dhe paragjykimeve ndaj dallimeve në rrethinën më të ngushtë, përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike si dhe përkrahja e vetë-organizimit tek nxënësit gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.

Ditët e ekologjisë

Gjatë muajit mars 2019, mësimdhënëset Svetlana Koçovska dhe Afërdita Amedovska, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Ditët e ekologjisë” nga Eko Sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Përmes lojërave hyrëse nxënësit u njoftuan me temat ditore “Shiu” dhe “Dita e Ekologjisë”.  Ata punuan në grupe, ku secili nxënës kishte detyrë individuale për të krijuar ombrella me materiale të ndryshme si dhe eko kartela me rastin e Ditës së ekologjisë.

Këto aktivitete kanë për qëllim: zgjerimin e njohurive të fituara të nxënësve lidhur me ndryshimet e natyrës gjatë periudhës së pranverës, zbulimin dhe interpretimin e lidhshmërisë së ndërsjellë të dukurive të natyrës në pranverë, kultivimin e klimës pozitive socio – emocionale në grup, nxitjen e kreativitetit, fantazisë krijuese dhe durimit gjatë krijimit të punimeve me materiale të ndryshme.

Lule më lule

Më 20 mars 2019, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin ditor “Lulishte” nga tema mujore “Lule më lule” në kuadër të Eko sekcionit të Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti filloi me lojë hyrëse të cilin nxënësit e luajtën në çifte dhe përmes kësaj ata zbuluan temën e aktivitetit. Pastaj, nxënësit të ndarë në grupe krijuan lule të shumëllojshme, duke shfrytëzuar letra me ngjyrë, kollazh dhe pjata plastike.

Qëllimi i aktivitetit është nxitja e nxënësve për ndjekje të pavarur të ndryshimeve në natyrë, zgjerim i përvojës së fëmijëve për paraqitjet në natyrë si dhe perceptimi i lidhshmërisë midis tyre, sensibilizimi i nxënësve për mënyrat e shumta për të shfrytëzuar materialet nga mbeturinat në shtëpi, si dhe nxitja e origjinalitetit dhe kreativitetit tek fëmijët gjatë krijimit të produkteve të reja me materiale të plastikës.

Ylberi

Më 13 mars 2019, mësimdhënësit Darko Taleski dhe Natasha Zabrçanec me nxënësit e klasës së gjashtë realizuan aktivitetin “Ylberi” në kuadër të temës “Ngjyra dhe tone” nga sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktivteti u shoqërua nga lojëra të ndryshme. Nxënësit punuan në çifte, dhe me ndihmën e një ri tjetrit ata vizatuan duart në fletë me ngjyrë. Vizatimet i prenë dhe i vendosën në fletë të madhe në formën e një ylberi.

Qëllimet e aktivitetit janë: shtytja e potencialit kreativ tek nxënësit nëpërmjet kombinimit të ngjyrave të ndryshme, përsëritja e ngjyrave bazike dhe dytësore si pjesë e produkteve të artit, bashkëpunimi i ndërsjellë konstruktiv, ndihma gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe inkurajimi i marrëdhënieve bashkëpunuese në grup me një strukturë etnike heterogjene.