Gjatë muajit janar 2019, mësimdhënëset Mirjana Nevenova dhe Fatmire Mahmudi bashkë me nxënës të klasës së katërt realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Qëndisje” nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Mësimdhënëset dhe nxënësit së bashku diskutuan për veshmbathjet e ngrohta dimërore dhe nëpërmjet teknikës ‘stuhi idesh’ zbuluan temën e aktivitetit ditor. Gjatë realizimit të aktivitetit ditor “Çorape dimërore“, nxënësit bashkëpunuan me njëri tjetrin dhe duke përdorur fill leshi me ngjyra të ndryshme, krijuan punime në formë të çorapeve të leshit.

Qëllimet e aktiviteteve janë: përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve dhe arsimtarëve nga dy bashkësi të ndryshme etnike, shtytja e kreativitetit dhe origjinalitetit tek nxënësit përmes shprehjes dhe krijimtarisë artistike, njoftimi i nxënësve me bazat e qëndisjes si mënyrë e krijimtarisë shprehëse, si dhe zhvillimi i motorikës së imët dhe precizitetit gjatë qëndisjes së formave të thjeshta.