Gjatë muajit janar dhe shkurt 2019, mësimdhënëset Aneta Kazioska dhe Mirushe Xhaferi, me nxënësit e klasës së pestë realizuan aktivitete në kuadër të temave mujore “Danimarka” dhe “Finlanda” nga Sekcioni Arsimim për paqe dhe tolerancë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë këtyre aktiviteteve nxënësit patën mundësi të mësojnë më shumë rreth kryeqyteteve, gjuhës, kostumeve dhe simboleve shtetërore dhe karakteristikave përkatëse të Danimarkës dhe Finlandës. Të ndarë në grupe, nxënësit krijuan punime të ndryshme lidhur me temat ditore duke bashkëpunuar me njëri tjetrin.

Disa nga qëllimet e këtyre aktiviteteve janë: nxitja e komunikimit konstruktiv dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe arsimtarëve të dy grupeve të ndryshme etnike, thellimi i njohurive paraprake të nxënësve për veçoritë kulturore dhe specifikat e shteteve të ndryshme në më shumë regjione të Evropës si dhe njohja e nxënësve me simbolet shtetërore të një pjese të shteteve të kontinentit të Evropës.