Më 23-24 Shkurt, 2012 QDN Shkup ishte nikoqir i një delegacioni nga BdheH i udhëhequr nga znj. Bernadeta Galijaseviç- Ministresha e Arsimit, shkencës dhe kulturës nga kantoni Zenica- Doboj. Delegacioni ishte i përbërë nga drejtorë të shkollave, pedagogë, arsimtarë, profesorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, prindër dhe nxënës. Qëllimi i vizitës ishte njohja me Nansen modelin për arsimim të integruar të QDN Shkup si dhe me disa nga institucionet arsimore. Vizita ishte e organizuar nga organizata joqeveritare Save the children- Norvegji.

Delegacioni ishte në vizitë të shollës fillore dhe të mesme në komunën e Jegunovcit të cilat e implementojnë Nansen modelin për arsimim të integruar. Në shkollat poashtu ishin prezent derjtorët dhe një pjesë e prindërve të cilët ndanë shumë informacione me vizitorët. Si pjesë përbërëse e vizitës, delegacioni realizoi një takim me autoritetet e komunës së Jegunovcit, në Ministrinë e Arsimit dhe shkencës, Fakultetit Pedagogjis si dhe në Byronë për Zhvillimin e arsimit ku kishin rastin në detaje të njihen me sistemin arsimor të R. së Maqedonisë si dhe me të gjitha projektet dhe reformat të cilat ndërmeren.

Vizita kishte një rëndësi të madhe në thellimin e bashkëpunimit mes anëtarëve të delegacionit dhe insitucioneve dhe organizatave të cilat u vizituan në Maqedoni.