Në periudhën 20-21 shtator, 2013 QDN Shkup ishte nikoqir i një delegacioni nga Bosna dhe Hercegoviva i përbërë nga përfaqësuesit e qeverisë së kantonit Hercegovina- Neretva. Delegacioni ishte i udhëhequr nga Kryeministri Denis Lasiç, Ministri i arsimit, kulturës dhe sportit Zllatko Haxhiomeroviç, Shefi i kabinetit të Kryeministrit Vesellko Çerkez dhe Kësilltarit të ministrit të arsimit, Amir Kadribegoviç. Vizita ishte e organizuar nga Qendra për Dijalog Nansen Mostar dhe është pjesë e përpjekjeve për përmirsimin e kualitetit të arsimit si dhe inkorporimin e konceptit për arsimim të integruar në kantonin Hercegoniva- Neretva. Përfaqësuesit qeveritar ishin të interesuar për aktivitetet e ndërmara nga ana e QDN Shkup gjatë fazave përgaditore para themelimit të arsimimit të integruar në Maqedoni. Me këtë rast, QDN Shkup organizoi disa takime dhe konsultime me palët përkrahëse të idejës fillestare si dhe konceptit për arsimim të integruar.

Më 20 shtator, 2013, delegacioni u takua me kryetarin e komunës së Jegunovcit, Toni Koceskin, me ç’rast u diskutuan sfidat me të cilat komuna është ballafaquar gjatë inicimit të projektit si dhe me levërditë të cilat i ka sjellur projekti për të gjithë banorët e komunës. Pas takimit në komunën e Jegunovcit, delegacioni i vizitoi shkollat e para të integruara fillore dhe të mesme në Preljubishtë ku dhe u takuan me mësimdhënësit dhe nxënësit si dhe vijuean një orë nga aktivitetet e integruara jashtëmësimore në suaza të shkollës së mesme. Në Shkup, delegacioni u takua me Ministrin e ambientit dhe planifikimit hapsinor, Abdylaqim Ademin, i cili ka ofruar përkrahje kyqe gjatë fazës fillestare të projektit Dialog dhe rekonsilim si dhe për modelin Nansen për arsimim të integruar. Ministri Ademi, shprehi pikëpamjen dhe vlerësimin e tij personal lidhur me përpjekjet dhe përgaditjet të cilat duhet ndërmarë për të aritur rezultate të mirëfillta në fushën e integrimit, njëkohësisht përcolli mesazhin që qëndrueshmëria është çelësi i suksesit gjatë implementimit të projekteve të kësaj natyre.

Gjatë vizitës, delegacioni realizoi takim në Ministrinë e arsimit dhe shkencës ku u mirëprit nga Zëvendës Ministri i arsimit, Safet Neziri. Z. Neziri dha një rezime për gjendjen e përgjithshme të arsimit në R. e Maqedonisë si dhe faktorët kyq të cilët duhet konsideruar gjatë implementimit gradual të konceptit për arsimim të integruar për herë të parë. Akcenti u vë në domosdoshmërinë e kominikimit të mirëfilltë mes zyrtarëve qeveritar të bashkësive të ndryshme etnike, si një porosi e rëndësishme për komunitetin lokal.

Më 21 shtator, 2013 delegacioni i vizitoi zyret e QDN Shkup me qëllim të njohjes më të afërt me punën e qendrës si dhe informacioneve rreth aktviteteve të realizuara për inicimin e projektit, duke i përfshirë dhe konsultimet përgaditore para themelimit të shkollave të para të integruara.

Drejtori egzekutiv i QDN Shkup e prezantoi projektin Dialog dhe rekonsilim i cili paraqet bazën e zhvillimit të mëtutjeshëm të modelit Nansen për arsimim të integruar. Z. Stojkovski e prezantoi strukturën e projektit, rezultatet e aritura, si dhe sfidat me të cilat është ballafaquar ekipi i QDN Shkup gjatë fazave fillestare të projektit. Menaxhuesja e ekipit për edukim, trajnim dhe zhvillim Biljana Krsteska- Papik e prezantoi rrugën zhvillimore të modelit Nansen për arsimim të integruar si dhe të gjitha veçoritë dhe karakteristikat e modelit. Më pas, mysafirët e pranishëm kishin rastin të njihen me rolin e Qendrës për trajnim për arsimim të integruar dhe rolin e tij të rëndësishëm në sferën e arsimimit të integruar.

QDN Shkup do të vazhdojë të ndajë praktikat më të mira në nivel lokal dhe rajonal dhe do të ofrojë përkrahjen dhe ekspertizën e duhur për të përkrahur proceset për themelimin e arsimimit të integruar si një trend dhe tendencë edukative.

For more photos, click here.