Më 9 korrik, 2013 delegacion i përbërë nga këshilltarë qeveritar të Turqisë. Profesorë universitar, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave arsimore realizuan takim me ekipin e QDN Shkup në hapsirat e Qendrës për trajnim për MNAI.
Qëllimi i vizitës ishte njohja më e afërt me aktivitetet programore të Qendrës për Dialog Nansen Shkup në fushën e arsimimit të integruar si dhe konsidermin e mundësisë për bashkëpunim me institucionet dhe organizatat relevante turke.
Përfaqësuesit e QDN Shkup në mënyrë të detajuar e prezantuan modelin Nansen për arsimim të integruar, veçoritë dhe karkteristikat e tij si dhe levërditë e sistemit arsimor nga implementimi i aktiviteteve programore në suaza rë shkollave të cilat e aplikojnë MNAI. Aktivitetet e integruara jashtëmësimore u prezantuan me anë të një videos nga ora e realizuar gjatë së cilës përfaqësuesit e delegacionit kishin rastin të shikojnë atmosferën dhe të njihen me metodologjinë e punës të cila përdoret gjatë implementimit të aktiviteteve të integruara jashtëmësimore.
Gjatë takimit, ekipi i QDN Shkup poashtu prezantoi punën e Qendrës së parë për arsimim të integruar duke i sqaruar temat e përfshira në trajnimet bazike dhe të avancuara për arsimim të integruar të cilat realizohen në suaza të Qendrës për trajnim.
Delegacioni shprehi interes për fushën e veprimit të Qendrës për Dialog Nansen Shkup dhe shprehi dëshirë për të vizituar një pjesë të shkollave të cilat e aplikojnë modelin Nansen për arsimim të integruar.
Takimi fillestar mes përfaqësuesve të QDN Shkup dhe një pjese të përfaqësuesve të delegacionit u realizua gjatë visitës së punës në Turqi në periudhën 17-20 qershor, 2013.