Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Gabriela Merxhanoska dhe Nagihan Snopçe së bashku me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Fabulat e Ezopit” nga Sekcioni i Dramës së Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.
Me qëllim që të njoftohen me aktivitetin ditor, nxënësit shikuan video të pa zë ndërsa mësimdhënëset shpjeguan nocionin Fabula dhe përmbajtjen e fabulës Dhelpra dhe Korbi. Pastaj, nxënësit në grupe bashkuan pjesë të figurës me pjesëza, ngjyrosën personazhet nga fabula, përgatitën pllakat dhe maska. Ata gjithashtu luajtën lojëra dhe teatër me kukulla me maska.
Qëllimet e aktiviteteve janë: bashkëpunimi dhe ndihma e ndërsjellë gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, zhvillimi i ndjenjës së gëzimit dhe kënaqësisë gjatë realizimit të lojërave jashtëmësimore, zhvillimi i shprehive për dëgjim aktiv dhe respektim të bashkëbiseduesve si dhe sensibilizimi i nxënësve për njohje të cilësive morale pozitive dhe negative te njerëzit.