Më 20 prill 2018, mësimdhënëset Fatmire Mahmudi dhe Mirjana Nevenova realizuan aktivitetin “Dielli dhe uji” si pjesë e temës mujore “Ditët e ekologjisë”.

“Nxënësit e ndarë në dy grupe punojnë në 4 aktivitete: Grupi i parë shkruan fjali për rëndësinë e diellit për botën e gjallë, ndërsa grupi i dytë për rëndësinë e ujit në të dyja gjuhët (shqip dhe maqedonisht). Çdo grup i lexon fjalitë dhe i inkuadron në fotot përkatëse në tabelë.” F. Mahmudi dhe M. Nevenova.