(21.03.2011) Më datën 21.03.2011 nxënësit nga klasa e dytë dhe e tretë pranë SHFID e shënuan ditën e pare të pranverës me eko-akcion në oborrin shkollor. Punimet e fëmijëve dhe parollat e shumta për kujdes të vazhdueshëm dhe sjellje të përgjegjshme ndaj natyrës e begatuan oborrin dhe hapësirën shkollore.
