Më 2 dhe 9 shkurt 2018, mësimdhënëset Bahrije Ibraimi dhe Gjurgjica Marinova zbatuan aktivitetin interkulturor me nxënësit gjatë së cilit ata përgatitën dizajne të ndryshme të fustaneve, pantallonave dhe modeleve të këpucëve. Gjatë aktivitetit, përmes aktiviteteve të ndryshme kreative, nxënësit mësuan më shumë rreth historisë së modës dhe stileve të ndryshme të veshjeve gjatë kohës.