Më 13 dhe 27 shkurt, 2018, si pjesë e programit Nansen, “Shprehja dhe krijimi kreativ”, mësueset Luljeta Aziri dhe Jasmina Efremoska realizuan aktivitetin ditor “Stolitë e nënave dhe gjysheve tona”. Qëllimet e aktivitetit ishin: inkurajimi i atmosferës pozitive në grup, si dhe forcimi i ndërveprimit ndërmjet nxënësve; njoftimi i nxënësve me procesin punimit të stolive të ndryshme nga periudha të ndryshme; të mësuarit përmes lojës; të mësuarit e koncepteve në të dy gjuhët të lidhura me temën; nxitja e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë gjatë punës; inkurajimi i durimit, saktësisë në kryerjen e aktiviteteve; zhvillimi i kreativitetit dhe inventivitetit, si dhe aftësimi i nxënësve për të njohur komponentët estetike në produktet përfundimtare.
