Me kënaqësi të madhe ndajmë me Ju, dy praktikume për realizues te modelit Nansen per arsim interkulturor në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke:

  • Praktikumi I – i cili ofron shembuj për aktivitete jashtëmësimore të cilat duhet të shërbejnë si një mostër, orientim për tandemet e mësimdhënësve gjatë planifikimit të aktiviteteve jashtëmësimore me qëllim që të përfshihen veçoritë kryesore të modelit Nansen për arsim interkulturor dhe
  • Praktikumi II – Dizajni interkulturor i shkollës, modelet e ofruara të të cilit duhet të shërbejnë si një lloj shembulli orientues për tandemet e mësimdhënësve gjatë organizimit dhe rënditjes së hapësirës shkollore me qëllim që të përkujdesen për veçoritë kryesore të modelit Nansen.

Shpresojmë që të njëjtat do t’ju inspirojnë dhe do të jenë shtysë për ju gjatë përgatitjes dhe krijimit të shumë përmbajtjeve të reja interkulturore të cilat janë themeli i krijimit të imazhit të një shkolle e cila do të jetë qendër interkulturore në rrethin lokal më të afërt.