Më 7 dhjetor 2017, një delegacion i përbërë nga drejtorë dhe zëvendës drejtorë (shqiptarë dhe serbë) nga shkollat ​​fillore dhe të mesme nga Kosova si dhe përfaqësues të OSBEsë vizituan një nga shkollat ​​më të suksesshme që punon sipas modelit Nansen për arsim interkulturor , shkolla fillore komunale “Goce Dellçev” në Gostivar. Vizita në shkollë u organizua nga drejtoria e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit e përfshirë në aktivitetet interkulturore Nansen. Të ftuarit patën mundësinë të ndjekin aktivitetet jashtëmësimore interkulturore të cilat zhvillohen në dy gjuhë, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe në mënyrë që të njihen me metodologjinë e mësimdhënies të aplikuar në grupe etnikisht të përziera. Pas vizitës në shkollë, delegacioni vizitoi QDN Shkup dhe Qendrën e Trajnimit, ku u informuan më detajisht me punën në shkollat ​​Nansen dhe aktivitetet e projektit, si dhe punën e Qendrës së Trajnimit për arsim interkulturor.