Në periudhën 7-10 maj 2014 QDN Shkup ishte nikoqir i delegacionit nga Irlanda Veriore i përbërë nga drejtoresha ekzekutive e NICIE- Norin Kembell, drejtoresha e SHFI “Hejzellvud”- Patricia Murtah, drejtori i SHFI “Glengormli”- Najxhel Arnold, drejtoresha e kolegjit të integruar “Blekuoter”- Ovlen Grifit dhe drejtori i kolegjit të integruar “Drumrah”- Najxhel Frit. Qëllimi i vizitës ishte njohja me aktivitetet programore të QDN Shkup në fushën e arsimimit të integruar, vizita e shkollave të cilat e aplikojnë modelin Nansen për arsimim të integruar si dhe të kontribuohet për zhvillimin e programit për bashkëpunim me drejtorët e shkollave.
Më 7 maj, delegacioni vizitoi zyrat e QDN Shkup dhe Qendrës për Trajnim ku kishin rastin të ndjekin prezantimet e përgatitura nga ana e drejtorit ekzekutiv të QDN Shkup- Sasho Stojkovski, projekt menaxheri- Veton Zekolli, menaxherja e ekipit për ETZH- Biljana Krsteska- Papiq dhe koordinatorja për ETZH- Sonaj Bilal.
Më 8 maj, delegacioni nga Irlanda Veriore vizitoi SHF “Sllavço Stojemnski” në komunën e Vinicës ku morën pjesë në një aktivitet të integruar jashtëmësimor të përgatitur nga arsimtaret Shenaj Amedova dhe Sanja Smillanska. Më pas, delegacioni realizoi takim me kryetarin e komunës së Vinicës- Emill Donçev dhe drejtorin e SHF “Sllavço Stojemnski”- Jordanço Stojanov.
Më 9 maj, delegacioni vizitoi shkollën e parë të integruar fillore “Fridtjof Nansen” në Prelubishtë, komuna e Jegunovcit si dhe shkollën e parë të mesme të integruar “Mosha Pijade”. Gjatë qëndrimit në komunën e Jegunovcit, delegacioni realizoi takim me kryetarin e komunës- Toni Koceskin i cili shprehu qëndrimet e tij rreth leverdive nga arsimimi i integruar.
Në ditën e fundit të vizitës, QDN Shkup organizoi takim me 20 drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme në R. e Maqedonisë të cilët kanë shprehur interes për inkuadrimin e modelit Nansen për arsimim të integruar në shkollat e tyre. Gjatë takimit, drejtorët kishin rastin të njihen më shumë me punën e shkollave të integruara në Irlandën Veriore përmes prezantimeve të përgatitura nga drejtorët e shkollave të integruara nga Irlanda Veriore. Përfaqësuesit e QDN Shkup në mënyrë të detajuar e prezantuan modelin Nansen për arsimim të integruar dhe e potencuan rëndësinë e arsimimit të integruar në kontekstin shoqëror të Maqedonisë.
Vizita e grupit të drejtorëve të shkollave të integruara si dhe drejtoreshës së NICIE ishte tejet me rëndësi për QDN Shkup dhe paraqet bazë për shkëmbimin e informatave dhe eksperiencave të reja, thellim të bashkëpunimit dhe inicimin e fushave të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.
For more photos click here.