Më 29 shtator 2017 në hapësirat e Qendrës së Trajnimit të QDN Shkup, drejtorët nga Nansen model shkollave mbajtën prezantime për anëtarët e QDN Shkup dhe Fondacionit për arsim të integruar. Drejtorët realizuan prezantime rreth situatës në shkollat e tyre, problemet me të cilat ballafaqohen, zgjidhjet e mundshme, si dhe mundësitë e QDN Shkup dhe Fondacionit për të kontribuar në tejkalimin e atyre sfidave me fokus në interkulturalizmin dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Prezantimet u pasuan nga seanca me pyetje dhe përgjigje dhe diskutime të frytshme në lidhje me perspektivat dhe planet e ardhshme për bashkëpunim dhe mbështetje të shkollave model- Nansen.
