Nga 25-26 Maj, 2012 në Qustendil, Bulgari- Norges Vel organizoi seminar dyditor me temë “Dialogu dhe integrimi në Balkan dhe Europë”. Stajner Brin- drejtori i Nansen Qendrës për Paqe dhe Dialog-NQPD (njëherit dhe themeluesi i Nansen Dialog Rrjetit) dhe Sasho Stojkovski- drejtori ekzekutiv i QDN Shkup ishin të ftuar si ligjërues në seminarin me qëllim që ta prezantojnë eksperiencën e tyre në fushën e dialogut, pajtimit dhe arsimimit të integruar. Pjesëmarës në seminar ishin përfaqësues nga komuna e Kumanovës dhe Likovës, profesorë dhe drejtori i shkollës “Kiro Burnaz”, dhe prindër të nxënësve të cilët u mblodhën që të diskutojnë mundësitë dhe hapat e ardhshëm në themelimin e mësimit praktik të përbashkët mes nxënësve shqipëtar dhe maqedonas në mënyrë që të arihet një nivel më i lartë i integrimit mes dy komuniteteve etnike. Seminari ishte pjesë e projektit “Arsimi profesional- një hap para drejt ardhmërisë më të mirë” i implementuar nga ana e Norges Vel në Maqedoni.