Gjatë muajit tetor 2018, mësimdhënëset Svetlana Koçovska dhe Afërdita Amedovska, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Eko bontoni” nga Eko Sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit diskutuan rreth temave: Rregullat e sjelljes në klasë dhe Rregullat e sjelljes në mjedisin e afërt. Për realizimin e këtyre aktiviteteve nxënësit shënuan se cilat janë rregullat që duhet të respektohen në klasë, shkollë dhe në mjedisin e afërt. Ata dolën në oborrin e shkollës ku mblodhën mbeturina, kështu dhanë kontributin e tyre për një ambient më të pastër. Ata gjithashtu përgatitën fletushka për promovimin e kujdesit për mjedis jetësor të pastër dhe të shëndetshëm.

Qëllimet e aktiviteteve janë zgjerimi dhe thellimi i njohurive të fëmijëve për disa rregulla që duhet të respektohen në shkollë dhe në klasë, nxitja e nxënësve  për krijimtari të pavarur të një sistemi të qartë të rregullave të pranueshme të sjelljes në mjedisin natyror, zhvillimi i raporteve të përgjegjshme te nxënësit për praktikim dhe respektim të qëndrueshëm të eko bontonit,  zhvillimi i raporteve të përgjegjshme për ruajtjen e ambientit të pastër jetësor, si dhe kultivimi i miqësisë mes nxënësve nga të dy bashkësitë etnike.