Gjatë muajit tetor 2018 mësimdhënësit Zana Amedovska Selimoska dhe Sashka Dellova me nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë realizuan aktivitete të përbashkëta nga Eko sekcioni, Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Në kuadër të temës mujore, Eko bontoni, mësueset njoftuan nxënësit rreth Ditës së gjuhëve evropiane ndërsa nxënësit lidhur me temën, përgatitën pllakat me fjalë të shkruara në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Ata gjithashtu diskutuan rreth Ditës botërore të ushqimit, rreth kulturave të ndryshme dhe traditave të tyre ushqimore si dhe përmes stuhi idesh folën për mënyrat se si ata në familjet e tyre apo në rrethin e tyre të afërm mund të kontribuojnë për ndihmë por edhe zvogëlim të nivelit të ushqimit të hedhur dhe të mbeturinave.

Qëllimet e aktiviteteve janë mbështetja e bashkëpunimit në grup dhe në tandem gjatë organizimit të detyrave projektuese nga ekologjia, mbështetja e vetëdijes dhe ndërgjegjes ekologjike te nxënësit si parakusht për sjellje të përgjegjshme në mjedisin e drejtpërdrejtë dhe pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me nocione të reja nga fusha e ekologjisë në të dy gjuhët.