Me 17 tetor, 2014 QDN Shkup organizoi ekskursion për nxënësit e vitit të 4 te inkuadruar në projektin e Nansen model për arsimim te integruar në shkollën e mesme profesionale Mosha Pijade në Tetovë. Nxënësit të shoqëruar nga projekt menaxheri i QDN Shkup Veton Zekolli, koordinatorja për edukim, trajnim dhe zhvillim Anica Onosimska, profesorët Ruhan Iljazi dhe Nebojsha Trpkovski vizituan panairin Tahoma dhe Planetariumin, gjithashtu kishin të organizuar edhe vizitë në qendrën e Shkupit. Ekskursioni ishte i rëndësishëm për nxënësit që të mësojnë më tepër për arritjet më të rreja të teknologjisë të cilat janë relevante për profilin e tyre arsimor.
