Më 12 dhjetor 2014, ekipi për edukim, trajnim dhe zhvillim I QDN Shkup, organizoi punëtori në hapësirat e Qendrës për trajnim në pajtueshmëri me Modelin Nansen për arsimim të integruar. Punëtoria u organizua për nxënësit e vitit të parë të cilët janë gjenerata e tretë e nxënësve të regjistruar në projektin e Modelit Nansen për arsimim të integruar në kuadër të SHMP Mosha Pijade në Tetovë. Pas mbarimit të punëtorisë, nxënësit e paraleleve në gjuhën shqipe dhe maqedonase së bashku me profesorët e tyre realizuan shëtitje të përbashkët rreth qytetit të Shkupit.
