Për të shënuar fundin e suksesshëm të vitit shkollor dhe Nansen aktivitetet interkulturore për këtë vit shkollor, më 30 maj 2018 mësimdhënëset Violeta Parevska dhe Luljeta Qerimi organizuan ekspozitë me punimet e nxënësve si dhe dhënien e diplomave për pjesëmarrje të suksesshme në aktivitetet interkulturore Nansen gjatë vitit shkollor 2017/2018. Nxënësit u kënaqën në orën me aktivitete dhe lojëra të ndyshme argëtimi.