Më 23 shkurt 2018, mësimdhënëset Snezhana Pop-Stefanija dhe Teuta Bediu realizuan aktivitetin interkulturor me nxënësit në temën “Enët e kuzhinës”. Qëllimet e aktivitetit ishin: nxitja e zhvillimit të fantazisë dhe potencialit kreativ të fëmijëve; zhvillimi i muskulaturës së imët të dorës gjatë përdorimit të pajisjeve për pikturim; bashkëpunimi i ndërsjellë, komunikimi dhe socializimi; si dhe emërtimin e formave gjeometrike (korrelacion me matematikën).