Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Svetlana Koçovska dhe Afërdita Amedovska, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Ditët e ekologjisë” nga Eko Sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Përmes lojërave hyrëse nxënësit u njoftuan me temat ditore “Erdhi pranvera” dhe “Dielli”.  Ata punuan në grupe, ku secili nxënës kishte detyrë individuale për të krijuar diellin me materiale të ndryshme si kapëse, kopsa, letër etj. si dhe flutura dhe lule nga materiale të ndryshme të mbeturinave. Nxënësit me interes dhe përkushtim realizuan detyrat e caktuara.

Këto aktivitete kanë për qëllim: zgjerimin e njohurive të fituara të nxënësve lidhur me ndryshimet e natyrës gjatë periudhës së pranverës, zbulimin dhe interpretimin e lidhshmërisë së ndërsjellë të dukurive të natyrës në pranverë, kultivimin e klimës pozitive socio – emocionale në grup, nxitjen e kreativitetit, fantazisë krijuese dhe durimit gjatë krijimit të punimeve me materiale të ndryshme.