Më 14 prill 2018 mësimdhënëset Snezhana Daniella Mlladenovska dhe Teuta Bediu zbatuan aktivitetin “Familja e lepurushave” i planifikuar si pjesë e eko- sekcionit. Qëllimet e aktivitetit ishin: inkurajimi i atmosferës pozitive në grup; inkurajimi dhe përkrahja e bashkëpunimit mes fëmijëve; inkurajimi i kujtesës dhe miratimi i fjalëve në gjuhën jo-amtare; zhvillimi i fantazisë dhe potencialit kreativ të fëmijëve. zhvillimi i muskulaturës të imët të dorës gjatë punimit të lepurushave prej gotave plastike, kolazhit, ngjitësit.
