Më 9 dhe 16 shkurt 2018 mësimdhënëset Tijana Bajraktarska dhe Hurmet Ala realizuan aktivitetin “Kolede lede” si pjesë e pjesës sekcionit Njihe Maqedoninë dhe temën mujore “Festat”. Qëllimet e aktivitetit ishin: zhvillimi i pikëpamjeve tolerante dhe kozmopolite ndaj gjuhëve, etnive dhe feve të ndryshme; pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me fraza të shumta kulturore dhe shoqërore të zakonshme në raste dhe festa të ndryshme.
